Transmetuar më 21-09-2021, 08:15

Gazeta “Jornal de Notícias” ka raportuar se i janë përvetësuar 288 mijë euro, afërsisht, Cristiano Ronaldo. Krimi do të ishte kryer para më shumë se tri viteve nga një punonjëse e një agjencie udhëtimesh. Cristiano i besoi asaj disa nga kartat e kreditit dhe kodet e tyre përkatëse.

288 mijë euro janë inkasuar përmes 200 udhëtimeve, që portugezi nuk i ka bërë. Në fakt, lojtari aktual i Manchester United nuk është i vetmi i prekur.

Sipas të njëjtës gazetë, përfaqësuesi Jorge Mendes dhe kompanitë e tij “Gestifute” dhe “Polaris”, së bashku me lojtarët Nani dhe Manuel Fernandes, gjithashtu janë përvetësuar financiarisht në këtë mënyrë.

Gruaja përgjegjëse për këto mashtrime ka vjedhur në total 350 mijë euro. Ajo është 53 vjeçe dhe u dënua në vitin 2017 nga Gjykata e Portos me shërbim prove 4-vjeçar.

Ajo ishte e punësuar në agjencinë e udhëtimeve, teksa aktualisht është duke e kompensuar ish-pronarin me një seri pagesash mujore, shuma e të cilave nuk është bërë publike.