Transmetuar më 20-09-2021, 12:40

Nuk ka asnjë postim nga Wanda Nara që i lë indiferentë ndjekësit e saj. Pas gjithë verës, që kënaqi me foto më shumë se 8 milionë fansa, të cilët kanë ndjekur aventurat e saj përmes llogarisë zyrtare në Instagram, as kthimi në rutinën e përditshme nuk ka arritur t’i ulë temperaturat në rrjetet sociale.

Përkundrazi, sepse një pozim tjetër i gruas së Mauro Icardi ka qenë i mjaftueshëm, edhe nëse ishte në shtëpinë e tyre në Paris, për të nxitur legjionin e fansave. "Aty ku jam unë, është gjithmonë verë", – do të shkruante influencuesja, agjentja e futbollit, vajza e show-t, prezantuesja televizive dhe modelja argjentinase në rrjetet e saj.

Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer çmendurinë e fansave me komente përkrah fotos, në të cilën shfaqet me bikini të zeza, e shtrirë në pishinën e shtëpisë. Në fakt, reagimet nuk do të vononin, siç dëshmohet nga më shumë se 396.000 “pëlqime” të grumbulluara vetëm në katër orët e para, që nga publikimi.

"Beautiful", "Bellissima", do të ishte fillimi i komenteve të pafund, në të cilat përdoruesit e Instagram-it do ta bënin të qartë se Wanda Nara ishte kthyer për të ngrohur temperaturën e rrjetit social.

Diçka e ngjashme me atë që kishte bërë tashmë në postimet e mëparshme të muajve të verës, sidomos me fotot që ndau udhëtimin në Afrikë me Mauro Icardi për të festuar përvjetorin e shtatë si çift.