Transmetuar më 20-09-2021, 14:05

Trajneri i Barçës pohon se është më tepër realist sesa oportunist. Sipas holandezit, nuk ishte normale që para ndeshjes me Bayern Munich flitej për rinovim, ndërsa pas humbjes 3-0 po llogaritet largimi i tij nga stoli blaugrana.

A keni kohë për të përmbushur një projekt apo kërkoni rezultate tani?

Shumë varet nga rezultatet. Shumë është ekzagjeruar me situatën, mos harroni se ka ndryshime, shumë të rinj te barcelona. Na duhet kohë, por ajo që ka rëndësi është fitimi i ndeshjeve. Nuk kam përgjigje për të ardhmen, sepse thuhej se do të rinovoj para Bayernit dhe tani, pasi kam humbur, nuk e di çfarë do të ndodhë. Kjo nuk është normale.

A keni ndjenjën se jeni pak të mbrojtur nga klubi dhe presidenti?

Presidenti doli dhe u sqarua një ditë dhe nuk do të përsëris rezervat e mia. Unë jam më realist sesa oportunist. Më shumë se një vit më parë, Barça humbi 8-2 ndaj Bayernit, duke pasur në radhët e veta Messin. Luis Suarez dhe Griezmann. Aktualisht kemi përfunduar me lojtarë si Eric, Gavi, Pedri, Demir dhe presim Ansu. Të gjithë shumë të rinj.

A mendoni se pozicioni juaj është në rrezik?

Unë nuk jam duke menduar vetëm për lojën dhe ekipin. Jam i qetë, kemi 7 pikë në tri ndeshje. Lojtarët duhet të rikuperohen. E di që duhet të fitosh. Nuk kam frikë për të ardhmen time, vendos klubi dhe presidenti.

A mendoni se keni mbërritur te Barça në momentin më të keq?

Është një situatë e komplikuar për të gjithë; presidentin, për mua dhe për katalanasit. Ne të gjithë duam më të mirën për këtë klub. Nuk jam penduar që kam ardhur, pavarësisht nga kjo situatë.

Cila është gjendja shpirtërore e skuadrës pas humbjes kundër Bayernit?

Lojtarët janë realistë, veçanërisht veteranët. Ne nuk e pranojmë atë që ndodhi dhe duam të përmirësohemi, por e dimë që gjërat nuk ndryshojnë në dy ditë.