Transmetuar më 20-09-2021, 07:36

Është gjetur pas 5 ditësh kërkimesh trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në një prej galerive të Bulqizës.

Pas nxjerrjes nga nëntoka trupi i 60-vjeçarit u dërgua drejt morgut të qytetit.

Ai mbeti i bllokuar në një nga minierat në Zonën e Parë rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.

U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.

Çështja është nën hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit në punë.