Transmetuar më 20-09-2021, 07:04

Ardian Olldashi, vëllai i deputetit të ndjerë Sokol Olladashi, i shkruan një mesazh Saimir Korreshit. Ky i fundit është deputeti lushnjar që në seancën e parë “shkundi” Parlamentin duke treguar hallet me të cilat përballet komuniteti ku ai jeton.

Teksa Korreshi fliste, deputetët majtas dhe djathtas qeshnin, e madhe dhe vetë Lulzim Basha qeshte. Për këtë shkruan Ardian Olldashi.

Ai thotë se është për të vënë kujën me këtë klasë politike që ka Shqipëria, e cila qesh me hallet e popullit.

"Saimir mirmengjes, Degjova me shume vemendje dikutimin tuaj mbi hallet dhe problemet e popullit fisnik dhe puntor te Lushnjes.

Ai popull qe ne dekada ushqeu e i mbushi zorren atyre qe koka dhe zemra fatkeqesisht gjithmone bosh i ngeli.

Atij populli i duhen puthur duart e jo te qeshesh. Eshte per te qare per ato halle, por eshte per te vene kujen per ate klase politike qe kemi.

A e dine ata qe qeshin qe nuk do gjykohen per çfarë kane bere por për çfarë duhet të kishin bërë dhe nuk e bene per popullin.

Ty te lumte! Me respekt, Ardian Olldashi"

FOTOGALERI