Transmetuar më 20-09-2021, 11:13

Pas pesë ditë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i teknikut të minierës së Bulqizës, 61 vjeçarit Muharrem Plaku. Grupet e pastrimit të inerteve, kanë konstatuar trupin e Plakut pak minuta pasi hyri e hëna e sotme.

Trupi i pajetë i 61 vjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Bulqizës e më pas i është përcjellë familjes.

Muharrem Plaku mbeti i bllokuar, në thellësinë 450 metra të një prej galerive të kromit në zonën D, që prej orës 9 të mërkurës.

Me gjetjen e trupit të teknikut, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Ajo njoftoi se janë shoqëruar dy persona, inxhinieri Veli Losha dhe tekniku Saba Hasani.