Transmetuar më 20-09-2021, 12:21

Përplaset me automjetin e drejtuar nga një maqedonas, humb jetën një grua.

Rasti tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 66-vjeçareje, e cila po lëvizte në këmbë.

"Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit