Transmetuar më 20-09-2021, 11:47

Një grua humbi jetën sot në rrugën që lidh Tiranën me Durrësin pasi teksa përshkonte rrugën u përplas me një makinë duke marrë plagë fatale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, raporton noa.al.

Policia tha se mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe.

E moshuara mori plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al