Transmetuar më 20-09-2021, 13:19

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat. Ky vendim ka shkaktuar kaos në pikat kufitare, por edhe tension politik në Beograd.

Kryeministri Albin Kurti deklaruar në Parlament se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë, “nuk ka qenë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër”, duke iu referuar Serbisë.

Kurti ka thënë se derisa qytetarët e Kosovës do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, targat RKS do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

“15 shtatori i ketij viti, ka qenë data e fundit e që veturat me targa KS do të hyjnë nga Serbia në Kosovë. 5 ditë nga kjo datë, MPB-ja sot ndërmori aksionin për konfiskimin e këtyre tabelave. Pavarësisht çfarë nacionaliteti janë ato tabela, do të konfiskohen dhe do të pajisen me tabela të përkohshme. Si kryeministër iu siguroj se veprimet në veri për, nuk janë drejtuar ndaj qytetarëve serb e as nuk ka të bëjë me ndonjë destabilizim. Ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë. Pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejt, sot po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të barabartë me ne. Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër. Derisa qytetarët tanë do të paguajnë për targa kur futen në Serbi, do të vazhdojnë edhe targat e përkohshme kur hyjnë në Kosovë”, deklaroi Kurti./ Koha.net