Transmetuar më 20-09-2021, 17:33

Kanë qenë fqinjët që ata që njoftuan policinë.

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në një pallat në Rrugën Migjeni në Tiranë. Raportimet paraprake nga banorët dhe fqinjët e tij hedhin dyshime se ai ka ndërruar jetë prej të paktën një jave.

Banorët shprehen se viktima është rreth moshës 65-vjeçare dhe prej vitesh jetonte i vetëm në zonën e Yzberishit.

Ndërkohë, sipas dëshmive të banorëve, prej muajsh atij i ishte prerë edhe energjia elektrike dhe uji për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe pamundësisë për t’i shlyer ato.

Çështja është nën hetim.