Transmetuar më 23-09-2021, 07:50

Një ngjarje e rrallë, një imazh që nuk jeni mësuar ta shihni. Lionel Messi u zëvendësua gjatë ndeshjes ndaj Lyon-it, e fituar nga ekipi parizien me rezultatin 2-1. Gjatë pjesës së dytë, pas 76 minutash lojë, trajneri argjentinas Mauricio Pochettino vendosi të zëvendësojë ish-numrin 10 të Barcelonës me Achraf Hakimi. Një zgjedhje që ka ndarë opinionin public. Ka nga ata që e kanë përcaktuar si “tradhti”, të tjerët mbështesin vendimin e trajnerit, i lirë të marrë vendime për të mirën e ekipit.

Messi briefly said something to Mauricio Pochettino but did not stop on his way to the bench

Për Messin, ky ishte zëvendësimi numër 18 në karrierën e tij. Në Barcelonë, ylli argjentinas rrallë largohej nga fusha. Siç raportohet nga “Opta”, 34-vjeçari është zëvendësuar vetëm 17 herë nga 370 paraqitje në La Liga me Barcelonën, çka përbën 5% të ndeshjeve të luajtura. Në Ligue 1, përqindja rritet në 100%, me zëvendësim qysh në ndeshjen e parë si startues.

Messi nuk e “treti” dot veprimin e Pochettino, siç dëshmohet nga qëndrimi në momentin e zëvendësimit. Numri 30 u largua nga fusha duke injoruar dorën e shtrirë të trajnerit, përkundrazi i hodhi një vështrim sfidues, duke krijuar polemika të paevitueshme. Një sjellje që nuk ka kaluar pa u vënë re.

"Ndonjëherë këto zgjedhje dalin për mirë, nganjëherë jo. Këto janë vendime që duhet t’i merrni si trajner, pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo", – komentoi Pochettino pas lojës. Zëvendësimi i fundit i Messit daton më 9 janar, pasi shënoi 2 gola dhe në rezultatin 4-0 kundër Granadës.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman vendosi ta linte disi pushim në funksion të Superkupës Spanjolle, të planifikuar për katër ditë më vonë. Duke u kthyer pas në kohë, Messi ishte zëvendësuar në Kupën e Mbretit më 11 janar 2018, në ndeshjen kundër Celta Vigos.

Thierry Henry says he isn't surprised that Lionel Messi was frustrated after being substituted

Përsëri, “Pleshti” kishte shënuar dy herë para se të dilte nga fusha.  Aventura e re e Messit filloi me pakënaqësi, sepse mbërriti në hijen e Kullës Eifel pas një lamtumire të stuhishme nga Barcelona.

Një fillim jo emocionues, me argjentinasin që shpreson të gjejë harmoninë e duhur me bashkatdhetarin e tij Pochettino dhe të buzëqeshë në vazhdim, duke shënuar gola sa më shpejt të jetë e mundur.