Transmetuar më 21-09-2021, 10:30

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, foli në “Radio Anch’Io” për tema të ndryshme të nxehta të futbollit aktual, duke përfshirë La Liga, Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

LA LIGA – "Të parët në renditje? E filluam mirë. Ekipi ka një shpirt të madh. Ne arrijmë t’i fitojmë ndeshjet me shumë karakter. E dëshmuan këtë edhe kundër Valencias. A është Real Madrid konkurrues për mua? Reali është konkurrues për historinë e tij, jo për mua (qesh). Nëse ka një lojtar në Spanjë, që mund të zëvendësojë deri diku CR7 dhe Messin? Tani të gjithë po flasin për Vinicius, i cili për fat të mirë luan për ne, te Real Madridi".

INTERI – "Pashë një ekip që mund ta fitojë sërish titullin. Zikaltrit kanë ruajtur të njëjtën strukturë si sezonin e kaluar. Ata ndryshuan trajnerin dhe disa lojtarë të rëndësishëm, por ne na vunë në vështirësi (Në Champions). Unë mendoj se Interi mund të konkurojë sërish për titull. E shoh kampionatin italian, është shumë i ekuilibruar. Duke marrë parasysh, gjithashtu, se Juventusi ka disa probleme".

JUVENTUSI – "Ka humbur sigurinë dhe po përpiqet të gjejë një identitet e vazhdimësi të saktë. Në futboll ndodh. Jam i sigurt se Juve do të dalë nga kjo situatë dhe do të jetë një nga kandidatët për të fituar titullin, pavarësisht fillimit të keq".

Carlo Ancelotti: 'I'd have liked to train Messi to be able to compare him  with Ronaldo'

MILANI – "A po bën Brahim Diaz mirë në Milano? Po, ne e dimë. Këtu, ai thjesht nuk kishte vend, sepse ka shumë konkurrencë. Jemi të lumtur që po bën mirë te Milani".

ROMA – "Mourinho gjeti një klub ideal për të. Kur mbërriti te Roma, menjëherë mendova se do të ishte habitati perfekt për të".

NAPOLI – "Unë mendoj se Spalletti është një trajner i shkëlqyeshëm dhe me Napolin mund të kënaqet. E kam njohur mjedisin e Napolit nga afër dhe mendoj se tani ka dy njerëz të ndershëm (Spalletti dhe De Laurentiis) në drejtim. Ata mund të bëjnë mirë së bashku. Nëse mund të fitojë trofe apo jo, këtë nuk e di, por mund të konkurrojë denjësisht”.

CHAMPIONS – "Ekipet angleze po bëjnë më mirë? Mendoj se është një garë me intensitet. Edhe në Spanjë folëm për këtë në raundin e parë të fazës në grupe. Ne ishim të vetmit nga La Liga, nëse nuk gaboj, që e nisëm me fitore Ligën e Kampionëve. Është çështje intensiteti. Favoritët? Nuk mendoj se do të ketë surpriza të mëdha, si gjithmonë. Për momentin ekipet më të akredituara janë ato angleze. Pastaj, në mars do ta shohim".

SUPERLIGA – "Ditën që flas për politikën do të ndaloj së marruri me futboll".

E ARDHMJA – "E ëndrroj për të trajnuar Romën? Eh, nuk e di. Shpresoj që Roma të fitojë me Mourinhon, gjithashtu edhe Milani. Tani nuk e di të ardhmen time. Për mua është si muaj mjalti te Reali dhe shpresoj të qëndroj gjatë”.