Transmetuar më 22-09-2021, 07:01

Barcelona luajti mbrëmë kundër Granadës (1-1). Një provë e parë e rëndësishme për stolin e Ronald Koeman, i thirrur për të marrë rezultatet e duhura pas humbjes 3-0 në Ligën e Kampionëve, kundër Bayern Munich.

Pozicioni i trajnerit holandez është vërtet në pikëpyetje, shumë zëra mediatike në Spanjë thonë se lamtumira e tij nuk konsiderohet aq e pamundur. “Divorci” i Koeman me Blaugrana-t, megjithatë, mund të ketë implikime pozitive për personin në fjalë.

Në fakt, siç raportohet nga “Esport3”, në rast të mos rinovimit të kontratës aktuale, që skadon verën e ardhshme, edhe për një sezon të tretë, (2022-2023), trajneri holandez do të ketë të drejtën e “bonusit” 6 milionë euro.

Kjo është shifra e rënë dakord me menaxhmentin e vjetër dhe e përcaktuar me një klauzolë në kontratë. Kjo do të ishte një shifër shumë afër asaj që vetë Koeman ka paguar për t’u çliruar nga kombëtarja holandeze, të cilën e braktisi për të firmosur me Barcelonën.