Vazhdojnë të raportohen raste të ndryshme lidhur me fatet e njerëzve të infektuar me COVID.
Një e re 29-vjeçare nga Kentucky që priste të martohej vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga virusi.
E gjitha ndodhi pasi ajo hezitoi të vaksinohej kundër virusit vdekjeprurës duke menduar se mund të ndikojë në pjellorinë e saj.
Si pasojë, Samantha Wendell vdiq pasi u infektua me coronavirus.
Familja u tha mediave se ajo vendosi të mos vaksinohej pasi disa nga kolegët e saj i thanë për çështjet e infertilitetit pas vaksinimit COVID-19.
Sidoqoftë, “Samantha, pavarësisht hezitimit për problemet e fertilitetit pas vaksinimit, kishte planifikuar të merrte vaksinën. Por vetëm disa ditë para ajo filloi të ndihej keq, gjë që më vonë doli të ishte Covid-19”.
Duke folur për mediat, familja tha se Samantha i kaloi ditët e fundit në “oksigjeno-terapi” dhe para se të futej në Kujdes Intensiv ajo kishte pyetur mjekun nëse mund të merrte vaksinën. Por atëherë ishte tepër vonë për të.