Transmetuar më 21-09-2021, 09:45

Digjen gjatë natës dy automjete në fshatin Vllahinë të Selenicës.

Sipas policisë, automjetet janë në pronësi të shtetasit me inicialet T.K., ndersa nuk dihet nëse ësshtë zjarrvënie e qëllimshme.

Mjetet ishin parkuar pranë banesës por gjatë natës kanë shpërthyer në flakë.

Deri më tani nuk rezulton që pronari të ketë konflikte me persona të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit