Transmetuar më 21-09-2021, 09:56

Afro gjysma e shqiptarëve nuk duan të vaksinohen ose ngurrojnë ta bëjnë atë tani duke menduar për më vonë

Nga Eduard Zaloshnja / NOA.al

Rreth 26% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan të vaksinohen. Ndërkohë, rreth 22% të tjerë, ende nuk kanë bërë ndonjë dozë vaksine, por mendojnë të vaksinohen së afërmi.

Duke ditur se Shqipëria ka rreth 2.1 milionë banorë të rritur, i bie që rreth 545 mijë nuk duan të vaksinohen fare dhe rreth 460 mijë të pavaksinuar parashikojnë të vaksinohen së afërmi.

Ky është rezultati paraprak i një studimi të gjerë ballkanik mbi sigurinë kombëtare dhe atë personale, i cili do publikohet i plotë së afërmi, raporton noa.al.

Në kuadër të këtij studimi, u zhvillua një vrojtim statistikor rigoroz me 1100 intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, me një kampion të peshuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Pyetjet e adresuara këtu janë vetëm një pjesë e vogël e pyetjeve të shumëllojta të bëra në intervistat e gjata të drejtpërdrejta.

Më shumë se gjysma e atyre që s’duan të vaksinohen nuk pranojnë asnjë lloj vaksine, ndërsa çereku i atyre që s’duan të vaksinohen mendojnë se nuk u nevojitet, ngaqë e kanë kaluar Covid-19.

Pfizer është vaksina më e dëshiruar/përdorur ndër llojet e vaksinave, e ndjekur nga Sinovac dhe AstraZeneca. /noa.al

FOTOGALERI NOA/LSA: DJE PRANË INFEKTIVIT, SPITALI COVID 1