Transmetuar më 21-09-2021, 11:42

Një aksident i rëndë ka tronditur opinionin grek orët e fundit.

Erdit Rushitaj, 21 vjeç dhe shoku i tij 17-vjeçar humbën jetën, pasi u përplasën me një shtylë elektrike, teksa ishin duke udhëtuar me motor.

Shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij grek, humbi jetën në spital.

Miqtë, shokët e klasës, të afërmit dhe banorët e zones dolën për të kujtuar dy viktimat në moshë të re.

Policia greke po heton rastin për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.