Transmetuar më 21-09-2021, 13:47

konsiderohet si humbja më e madhe e ndonjë miliarderi ndonjëherë në harkun kohor të një viti.

Themeluesi i Pinduoduo, Colin Huang ka parë që 27 miliardë dollarë të zhduken nga arkat e tij personale në 2021, humbja më dramatike e pasurisë në botë për këtë vit, sipas Bloomberg.

Miliarderi kinez, Colin Huang është themeluesi i gjigantit kinez ‘Pinduoduo’ dhe një nga biznesmenët më të pasur në botë.

Miliarderi kinez ka pësuar një tronditje financiare vitin e fundit. Edhe pse pasuria e tij neto arriti në 45 miliardë dollarë, kohët e fundit ai humbi 27 miliardë dollarë, shuma më e madhe që ka kanë humbur miliarderët nëpër botë.

Teknologjia e madhe, lojërat, mësimet në internet kanë marrë goditje, pas një vendimi të ri të qeverisë kineze.

Gjashtë nga 10 miliarderët që kanë humbur më shumë pasuri këtë vit janë banorë kinezë, sipas Bloomberg.

Themeluesi i Alibaba, Jack Ma, pa dyshim viktima e parë e profilit të lartë të sulmit rregullator të Pekinit, ka humbur 6.9 miliardë dollarësh këtë vit.