Transmetuar më 21-09-2021, 16:37

Shpërthen në flakë bombula e gazit në një lokal në Durrës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari dhe një kliente.

Ngjarja ndodhi në Kallm. Fillimisht ka pasur rrjedhje të gazit që ka provokuar flakë dhe më pas ka shpërthyr bombula e gazit.

Policia bën me dije se nga shpërthimi i bombulës janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shpërthimi i bombulave të gazit ka shkaktuar disa viktima gjatë këtij viti.

Vetëm në Velipojë, nga shpërthimi i bombulës në lokal humbën jetë katër pjesëtarë të një familje.