Transmetuar më 21-09-2021, 16:59

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Perlat, në Manzë. B.I. 67 vjeç me banim në këtë fshat, i ka vendosur zjarrin banesës së tij.

Por flakët kanë përfshirë dhe vetë autorin i cili ka pësuar lëndime të konsiderueshme në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.

Ende mbeten mister shkaqet përse i moshuari donte të digjte banesën e tij.

Nga zjarri ka pasur dëme të konsiderueshme materiale edhe pse familjarë e të afërm e më pas dhe zjarrfikës janë munduar të fikin flakët.