Transmetuar më 21-09-2021, 22:28

Zjarret po kthehen në makth në Maqedoninë e Veriut. Biblioteka Universitare e Shkupit është rrezikuar seriozisht nga një vatër flakësh pranë godinës,- raporton noa.al. Ditë më parë Tetova kaloi një tragjedi të rëndë pas një zjarri në spitalin Covid. 14 viktima u shënuan dhe 12 të tjerë ngelën të plagosur.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një shtëpi të braktisur, e cila është shkrumbuar tërësisht. Zjarri që nisi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Për momentin autoritetet nuk raportojnë për viktima apo të lënduar./noa.al