Transmetuar më 22-09-2021, 09:50

Raffaella Fico është kthyer për të folur për historinë e saj të dashurisë me Mario Balotelli. Për “Big Brother Vip” në Itali, vajza e ekranit zbuloi anekdota të pathëna dhe të dhimbshme: "Marrëdhënia me Balotellin ishte shumë intensive.

Mario ishte një dashuri gjithëpërfshirëse për mua. Ai është një djalë shumë i thellë, që gjatë jetës së tij ka pasur probleme, të cilat bëjnë atë të duket për atë që nuk është. Unë isha 21 vjeçe kur e takova, nuk ishte dashuri me shikim të parë.

Mario më tërhoqi shumë, gjithsesi, sepse në takimin e parë më dha trëndafila të kuq. Gjërat shkuan ashtu si shkuan, por kurrë nuk kam dashur asnjë burrë tjetër aq shumë”.

Raffaella Fico pastaj donte të kujtonte një episod të pakëndshëm me “Super-Mario”: "Unë shkova në shtëpinë e tij, ai ishte me miqtë, vëllain dhe nënën. Balotelli nuk e hapi derën dhe thirri policinë. U largova me polici prej aty, bashkë me vajzën tonë të vogël.

U shkatërrova totalisdht në atë moment”. Sot, megjithatë, për hir të Pia-s së vogël, Fico e ka falur ish-partnerin e saj: "Ne ishim të rinj dhe të dy bëmë shumë gabime. Unë e kam falur atë dhe tani marrëdhëniet janë të qeta. Pas disa vitesh folëm dhe i sqaruam gjërat, ai kërkoi falje. Unë e dua Mario sot si një vëlla".