Transmetuar më 23-09-2021, 09:00

Ottmar Hitzfeld është një legjendë e futbollit gjerman dhe një nga trajnerët e paktë, të aftë për të fituar Ligën e Kampionëve me dy ekipe të ndryshme. Triumfi i parë erdhi më 1997, kur Borussia Dortmund e tij mundi Juventusin 3-1 në finalen e Mynihut. I dyti erdhi në stolin e Bayern Munich, kur mposhti Valencia e Hektor Cuper në “San Siro”, më 2001.

Me 25 trofe të fituar, Hitzfeld është trajneri më i suksesshëm gjerman ndonjëherë. Edhe në moshën 72-vjeçare, ai ka ende shumë për të mësuar. Në vend të kësaj, karriera e tij si trajner klubi përfundoi në vitin 2008. Pastaj, pas gjashtë vitesh në krye të kombëtares zvicerane, më në fund tha mjaft. Ai shpjegoi pse u ndal në një intervistë të gjatë me “Bild”.

Ashtu si shumë kolegë, edhe Hitzfeld, pavarësisht “valencave” prej fituesi, luftoi kundër depresionit. Pasojë e një pune, ajo e trajnerit, në të cilën çdo gabim më i vogël mund të të kushtojë gjithçka. Dhe në fakt, një nga fjalët më të përdorura në gjermanisht është "frika". "Jeta e një trajneri lidhet gjithmonë me problemet ekzistenciale.

Ottmar Hitzfeld confessed the truth about depression. It was for her that he left Bayern

Kur jeni 40 ose 50 vjeç dhe nuk keni ekip, situata bëhet më e rëndë. Papritmas nuk keni më punë. Dhe nuk po flas për probleme financiare, por për frikën e dështimit. Kur shkarkoheni për herë të parë të kaplon rreziku se kjo do të ndodhë përsëri. Këto janë shqetësime që ju brejnë nga brenda", – thotë gjermani.

Siç i ndodhi atij më 2004. Bayerni i tij doli i dyti në kampionat, u largua herët nga Kupa e Gjermanisë, gjithashtu nga Liga e Kampionëve. Si rezultat, Hitzfeld u shkarkua në fund të sezonit, pavarësisht një viti tjetër kontrate. Një moment që e përjetoi keq: "Fola me një mjek, i cili më përshkroi disa ilaçe, të cilat më ndihmuan të dilja nga një gjendje thuajse depresive".

Megjithatë, perspektivën e kthimit në stol e sheh ende si një makth. Beckenbauer i ofroi atij drejtimin e ekipit kombëtar në funksion të Kupës së Botës 2006, që u zhvillua në Gjermani, por trajneri nuk pranoi: "Franz më pyeti nëse mund t’i menaxhoja ato pak ndeshje… E refuzova, pa dilemën më të vogël. Pasi mbarova me Bayernin, u tërhoqa në shtëpinë time buzë liqenit dhe mendova: Kurrë nuk do të jem më trajner. Dhe ishte si një lehtësim…"

Një demonstrim tjetër se fitoret dhe paratë nuk sjellin gjithmonë lumturinë…