Transmetuar më 21-09-2021, 23:32

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg nga autoritetet greke pasi akuzohet se publikoi në faqe pornografike momente intime me të dashurën e tij greke, e cila ishte e mitur.Ngjarja ka ndodhur në 16 korrik të vitit të kaluar, ndërsa sot u dha vendimi nga gjykata e Volosit.

E pranishme në seancën gjyqësore ishte edhe vajza, e cila ka deklaruar se me shqiptarin kishte një lidhje që nga viti 2015, ndërsa sipas saj makthi filloi kur ai i tha të dashurit se do ta divorconte.

“Që atëherë filloi makthi, pasi ai posedonte videot me momentet tona personale. Ai më siguroi se askush nuk do t’i shihte. E doja dhe kisha besim “të verbër” dhe ai më tha se më donte” dëshmoi vajza e re.

Por dashuria nuk zgjati dhe në shenjë hakmarrje për divorcin, i riu shqiptar e kërcënoi se do të publikonte dy video intime dhe se ai do t’i shkatërronte jetën.

Vajza sqaroi se në kohën kur janë bërë videot ajo ishte 16 vjeçe. Pavarësisht se u ankua në polici, shqiptari i publikoi ato në faqe pornografike, derisa ajo bëri padi.

E reja dëshmoi se ende kishte frikë për të ardhmen e saj, pasi ekziston rreziku që ai të publikojë edhe video të tjera./noa.al