Transmetuar më 22-09-2021, 13:06

Aksident i rëndë në Tiranë. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat.

Një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një çiklist, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar polici e cila ka administruar provat për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Deri në këto momente nuk bëhet i ditur emri i viktimës.