Transmetuar më 22-09-2021, 13:30

Makina e urgjencës së burgut, përplas karrocierin në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës së Zaranikës.

Një automjet i burgut ishte duke transportuar me urgjencë një të burgosur, por befas është përplasur me një karrocë.

Si pasojë e përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa karrocieri është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave, makina e burgut ka qenë me shpejtësi të lartë për shkak të urgjencës që kishte. Por nuk përjashtohet mundësia që kafsha të jetë trembur nga sirena.

Gjithashtu nuk dihet dhe se kush është i burgosuri që po transportohej dhe gjendja e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.