Transmetuar më 22-09-2021, 15:25

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lallën për dënimin me 2 vite burg.

Por prej disa javës Adriatik Llalla nuk ndodhet në Shqipëri pasi raportohet se ka probleme të rënda shëndetësore.

Sipas burimeve, destinacioni i parë i Adriatik Llallës është Turqia.

Avokati i Lallës deklaroi se "Unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova pretendimet e mia për mbrojtjen ligjore. Klienti im ndodhet aktualisht në regjim spitalor".

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.