Transmetuar më 22-09-2021, 15:36

Historia e Davide Pecorelli-t është e denjë për një film. Regjizori është vetë ai, por edhe aktori. Pas zhdukjes së tij në Pukë 9 muaj më parë, Davide kishte udhëtuar drejt Vlorës dhe jetonte në qytetin bregdetar nën një identitet tjetër.

Askush nuk kishte kuptuar gjë.

Duke u hequr si shkrimtar me emrin Cristiano, kishte krijuar miqësi me disa persona në Vlorë. Hante, pinte raki me ata, ndiqte Flamurtarin. Pra ai ishte kthyer në nj♪7 ‘çun’ Vlore në kuptimin e plotë të fjalës.

Biznesmeni i përshëndeti miqtë e tij më 12 shtator, duke iu thënë se do të kthehej në Itali për të rregulluar disa dokumente mirëpo nuk u kthye më. Ai udhëtoi me një minibus së bashku me një grup pelegrinësh në Romë, pastaj me tren për në Grosseto, pastaj në ishullin Giglio ku mori me qira një dhomë me një emër tjetër të rremë, Giuseppe këtë radhë me profesion gjeolog.

Shumë versione, shumë identitete, dhe gënjeshtra deri në momentin që u kap nga karabinierët në gomone në ishullin Elba.