Transmetuar më 22-09-2021, 16:27

Ndërsa Edi Rama ndodhet në SHBA, zëvendësi i tij në qeveri, Arben Ahmetaj, drejtoi sot mbledhjen e kabinetit të ministrave dhe doli para medias bashkë me disa drejtues të tjerë dikastereve dike shpalosur një model të ri komunikimi.

Ndërsa gjatë katër viteve të fundit nuk kishte kurrë lidhje direkte me mbledhjet e qeverisë dhe shumë rrallë ndonjë dalje ministri, duket se Rama po e shpërndan vëmendjen deri dje ekskluzivisht për të, dhe tek vartësit.

Ndër vendimet e qeverisë ishte ndërtimi i një poliqendre të re ku duket se do të hyjë prapë në lojë koncesioni pasi qeveri flet për shpronësim me këmbim.

Një tjetër borxh është marrë në kurriz të shqiptarëve, këtë herë nga gjermanët e kfw për rikontruksion të efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike. Huaja është 20 milionë euro.

SHIKONI FOTOGALERINË NOA/LSA