Transmetuar më 22-09-2021, 16:15

Tragjedi në një familje në qytetin e Elbasanit ku një vogëlush ka humbur jetën pasi ra nga pallati ku jetonte.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, raporton noa.al.

Fëmija O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati gjashtë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Në gjendje kritike ai u dërgua në urgjencën e spitalit të Elbasanit ku edhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të tragjedisë. /noa.al