Transmetuar më 22-09-2021, 16:57

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5544 testime, 820 raste të reja, 7 humbje jete dhe 1075 të shëruar në 24 orët e fundit 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër.

Po ashtu, 10 raste të reja në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Prej tyre, 13 persona janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën me COVID-19, shtatë qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820

Të shëruar në 24 orë 1075

Të shtruar në spitale 223

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440

Raste pozitive 165,096

Raste të shëruara 150,012

Raste Aktive 12,483

Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501

Shkodër 1204

Durrës 1191

Fier 1108

Vlorë 713

Elbasan 642

Lezhë 562

Berat 472

Kukës 305

Korçë 302

Gjirokastër 259

Dibër 224