Transmetuar më 22-09-2021, 18:19

Pas arrestimit të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla ka reaguar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim nxit prokurorët që të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë ata.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.

Kujtojmë se Adriatik Llalla, prej shkurtit 2018 është "non grata" në SHBA, pasi DASH i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Veç dënimit me dy vjet burg, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës