Transmetuar më 22-09-2021, 20:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur oasditen e sotme në Greqi. Ishulli Rodos është tronditur nga një krim i dyfishtë.

Mediat bëjnë me dije se një person ka vrarë të dashurën e tij dhe më pas veten.

40-vjeçari grek vrau të dashurën e tij 32-vjeçare me profesion mësuese me armë gjahu dhe më pas me të njëjtën armë kreu vetëvrasje.

Ai la një shënim ku shkruhej. “Pa të mirën time nuk ka kuptim jeta”, thuhet në shënim.

Banorët e zonës thanë se vajza fatkeqe jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe sot ajo kishte parkuar makinën në Rrugën e Moskës.

Dyshohet se vrasësi e priste atë disa metra më tutje me një makinë të cilën e kishte marrë me qira. Kur vajza u përpoq të hipte në makinë, ai tërhoqi këmbëzën dy herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Disa ngjarje me protagonistë vrasjen e grave kanë tronditur sivjet Greqinë.