Transmetuar më 22-09-2021, 20:39

Deri më tani nuk e kishte çelur asnjëherë gojën. Vëllai i Babis Anagnostopoulos ka folur për herë të parë pas krimit makabër në Glyka Nera që çoi në vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch.

30-vjeçari mohon kategorikisht të ketë pasur gisht apo të ketë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e realizuar nga dora e vëllait të tij pilot.

“Unë nuk kam asnjë përfshirje në këtë krim. Mora vesh se vëllai im është vrasësi kur isha në Alonissos, ditën kur vëllai im shkoi me helikopter dhe u arrestua. E mësova nga postimet. Pozicioni im është i vështirë. Unë e njihja Caroline. E gjithë kjo mund të dënohet.’’- tha ai.

Ndërkohë 30-vjeçari thekson se nuk e ka parë e as vizituar vëllain e tij në burg.

’Gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ai është në burg, unë nuk e kam vizituar Babisin. Nuk e kam parë fare ”,- përfundoi ai.

Pak ditë më parë foli për herë të parë dhe nëna e Babis Anagnostopoulos e cila shmangu komentet për të birin, por vetëm foli për marrëdhëniet me familjen e viktimës.