Transmetuar më 22-09-2021, 22:11

Një qenush është shpëtuar pasi u rrëmbye dhe u mbajt peng për tre ditë nga një majmun i egër.

Këlyshi bardhë e zi dy javor, i quajtur Saru, u kap nga majmuni dhe u dërgua në majë të një poste elektrike dhe më pas në një pemë në Taman Lestari Putra, Malajzi më 16 Shtator. Një burrë që xhiroi pamjet tha se qenushi duket se po mbytej nga sikleti, lart në pemë.

“Po dëgjonim qenin duke qarë”, është shprehur ai.

Majmuni ishte pjesë e një bande majmunësh të egër të njohur për vjedhjen e ushqimit nga shtëpitë dhe tani dyshohet se marrin kafshët shtëpiake të njerëzve nga shtëpitë e tyre. Banorët e shqetësuar më në fund e shpëtuan qenin pas tre ditësh më 18 Shtator, duke e trembur majmunin me një fishekzjarre. Majmuni iku nëpër pemë, ndërsa këlyshi ishte tepër i lodhur dhe nuk ishte i lënduar. “Dukej sikur po e trajtonte qenin si mik apo foshnjën e tij, ishte shumë e çuditshme. Megjithatë, ne duhet ta shpëtonim qenin e varfër, sepse dukej se po vdiste nga uria”, thanë banorët.

Qenin i cili ishte një endacak e mori një banor tek shtëpia e tij për ta kontrolluar për dëmtike dhe për ta ushqyer atë