Transmetuar më 23-09-2021, 10:00

Ai po luan sezonin e parë në kryeqytet. Elseid Hysaj është një nga besnikët e Maurizio Sarrit, e ka pasur trajner tek Empoli dhe Napoli. Tani edhe te Lazio. Shqiptari është ingranuar mirë te bardhekaltrit, madje shënoi një gol në fillim të sezonit. Më mirë nga të gjithë, ai e njeh filozofinë e lojës së trajnerit toskan.

Një veçori shtesë për ta vënë në shërbim të ekipit, për të kuptuar më mirë taktikat “sarriste”. Mbrojtësi kuqezi, në një konferencë për shtyp, foli për momentin që po kalon Lazio dhe jo vetëm: "Sarri dhe unë jemi ndoshta më të pjekur në lojë, ngaqë kemi punuar shumë bashkë. Për disa vite kemi ndjekur rrugë të ndryshme, gjithsesi.

Sigurisht që jam më shumë i afërt me taktikat që përdor ai në futboll. Lazio ka qenë gjithmonë një ekip që ka vënë në vështirësi këdo. Ka shumë lojtarë të fortë, e kam të vështirë të përmend disa. I them Ciro Immobile se kur të kisha kundërshtar, me ke hapur mjaft telashe. Tani ndihem me fat që e kam në ekip, ashtu si Luis Alberto, Felipe Anderson…"

Hysaj dhe kundërshtari i radhës

"Sigurisht që Sarri ishte i rëndësishëm për mua në ekipin e Lazios. Koha ikën, por ne po përmirësohemi çdo ndeshje. Torino është një kundërshtar i fortë, trajneri e di se si luan futboll. Ne duhet të jemi të bindur se jemi të fortë, të besojmë në vetvete. Golat? Le të shohim ndeshje pas ndeshjeje, është e vështirë të parashikohet e ardhmja në futboll”.

Përmirësimet e Lazios dhe derbi

"Ne ende mund të përmirësohemi, djemtë janë në dispozicion për të kuptuar atë që kërkon Sarri. Lazio luajti gjatë me 3-5-2, për disa është e vështirë të ndryshohet skemën. Ne po përmirësohemi mjaftueshëm. Nuk mendojmë për derbin, të gjitha ndeshjet janë të vështira, duhet të kemi kujdes. A ka ndryshuar Sarri? Nuk është ndryshe. Ai është edhe më i motivuar pas përvojave që ka pasur. E shoh të përkushtuar, i pëlqen këtu.

Strakosha dhe Reina? Këtu ka një trashëgimi, janë dy kampionë, më erdhi keq për Thomasin (autogolin ndaj Galatasaray). Sidoqoftë, ai është një profesionist, tifozët e mbështetën me dashuri. Kjo ishte e rëndësishme për të dhe për ekipin. Tifozët na duan dhe tregojnë mbështetjen e tyre. Kemi dy fenomene në portë”.