Transmetuar më 22-09-2021, 22:58

Policia e Shtetit nuk e gjeti në banesë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Me urdhrin e arrestimit në dorë të lëshuar nga SPAK forcat e rendit mësynë në banesën e tij në Tiranë, por dolën duarthatë. Më herët në banesë mbërritën gazetarët dhe kamerat kanë fiksuar momentin kur bashkëshortja e tij mbërriti në shtëpi. Përpara se të hynte në banesë ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve të mbledhur para banesës tek rruga e Elbasanit./noa.al