Transmetuar më 22-09-2021, 23:45

Jam e dëshpëruar për të humbur virgjërinë, por trembem shumë sa herë që përpiqem të bëj seks. Partneri im është shumë mirëkuptues dhe nuk më detyron të bëj asgjë, por jam vërtet e etur për të nisur me jetën tonë sek.suale"

LETRA E NJË VAJZE: "Unë jam një virgjëreshë 21-vjeçare. Prej dy vjetësh jam e lidhur me një djalë, por akt të mirëfilltë sek.sual nuk kemi bërë kurrë. Ai kurrë nuk më ka bërë presion për të bërë sek.s. Sa herë që përmendet, jam unë që e sjell si diskutim. Ai është përpjekur të përdorë gishtat disa herë, por unë ndjehem shumë e frikësuar dhe e tensionuar. Më dhemb ose më duket diçka e pakëndshme, kështu që ia shtyj duart larg nga zona ime intime. Kur jam e ndezur, me të vërtetë dua të bëj sek.s, por kur jemi bashkë nervozohem vërtet shumë. Kam provuar lubrifikant, por nuk duket se funksionon.

Jua them sërish, djaloshi me të cilin jam, është shumë mirëkuptues dhe nuk më detyron të bëj asgjë. A keni ndonjë këshillë që mund të më jepni?

PËRGJIGJJA E PSIKOLOGES: Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve sek.suale:

"Mos e shtyni veten në diçka që nuk jeni as e sigurt dhe as gati. Dhe as mos lejoni që dikush tjetër t’ju shtyjë.

Duket sikur të dy jeni duke u përqëndruar në depërtimin, por ky është një gabim.

Ka shumë mënyra për të pasur sek.s shumë erotik jo-penetrues, dhe unë ju sugjeroj që së pari të zbuloni të gjitha ato kënaqësi.

Ti duhet të mësosh një herë mirë se si të pëlqen të prekesh dhe të mësosh edhe se si i pëlqen atij. Përqendrohuni në marrjen e këtyre aftësive së pari.

Qëllimi nuk duhet të jetë të humbasësh virgjërinë – kjo do të jetë e lehtë, por në kohën e duhur – e rëndësishme tani është të japësh dhe të marrësh kënaqësi, edhe pse pa penetrim". /noa.al