Transmetuar më 23-09-2021, 07:58

Sirena policie kanë tërhequr mbrëmjen e kaluar vëmendjen e mjaft qytetarëve në Tiranë.

Dritan Dajti ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”.

Ai vuan dënimin me burg në Peqin, por deri në kryeqytet është sjellë nën masa të rrepta sigurie.

Në janar të këtij viti Dritan Dajti rezultoi me COVID-19 dhe virusi i solli komplikacione shëndetësore. Edhe atëhere ai u transportua në Tiranë.

Vitin e kaluar po ashtu ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në ish-Bllok. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në 2009 teksa gjyqi ndaj tij vijon e zvarritet prej vitesh.