Transmetuar më 23-09-2021, 09:07

Humb jetën tragjikisht pas operacionit një grua 23 vjeçe në spitalin e Vlorës. Operacioni është kryer paraditen e djeshme.

Brisilda Sadushi, banore e Vlorës, ka mbërritur në spital ne dhimbje nga një infeksion në trup dhe mjekët kanë vendosur ta fusin në sallë për ndërhyrje kirurgjikale.

Pas operacionit ajo ka kaluar në komplikacione dhe ka ndërruar jetë 12 orë pas ndërhyrjes me gjithë kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin tek 23-vjeçarja, ndërkohë që është ngritur një grup pune për hetimin e rastit.

Sipas mjekëve të këtij spitali, Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve ka arritur në urgjencën spitalore në gjendje të rëndë, me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension të ulët.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga spitali i Vlorës për rastin, dhe as prononcim nga mjekët që kanë ndjekur rastin e të resë.