Transmetuar më 23-09-2021, 09:17

Vendosen në pranga tre shtetas në Rinas. Sipas policisë ata po tentonin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore me destinacionin “Bolonja-n”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetsore italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.