Transmetuar më 23-09-2021, 11:17

Para se të kërkosh për të tjerët duhet ta nisësh nmga vetja.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, tha gjatë seancës plenare, se nuk do të pranohet asnjë deputet në sallën e Kuvendit, nëse është i pavaksinuar.

Sa i përket propozimit të PD, për të zhvilluar punimet në komisione në ambiente fizike dhe jo ‘online’, Balla tha se kjo masë është ndërmarrë në përputhje me vendimet e OBSH, pasi Shqipëria ndodhet në një periudhë pandemie.

“Ajo që dua të sqaroj është ajo që kemi diskutuar në konferencë të kryetarëve. Ajo që dua të sqaroj këtu, është diskutimi që kemi zhvilluar dhe pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar. Kjo është mesazh i fortë i dhënë publikut.

Këtë gjë le ta bëjmë edhe këtu. Besoj që kjo ka qenë një dakordësi e të gjithëve. Përsa i përket vendimmarrjeve, Shqipëria është në situatë të një pandemia. Urdhri përkatës i një zv. ministre të Shëndetësisë, Shqipëria është në kushtet e një pandemia, si e tillë edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve. Nuk është një çështje e seancës, është çështje ku është marrë një vendim për seanca të posaçme të komisioneve në ato ambiente që kryesia e Kuvendit ka. Por për këtë çështje nuk shprehet Kuvendi, sepse është diskutuar”, tha Balla.