Transmetuar më 23-09-2021, 11:31

Mund të cilësohet si personazhi më sensacional i këtyre ditëve. Davide Pecorelli ka folur për mediat italiane mbi zhdukejn e tij për 9 muaj, u personazh kryesor ka qenë edhe një prift shqiptar sipas tij, që i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

“Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari – thotë ai në TV – shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin’ ”. Ai nuk e zbulon emrin e priftit: “Unë kurrë nuk do ta bëj sepse ai është personi që më shpëtoi jetën, kështu që nuk do ta tradhtoj …”.

“Gjeta thesarin e San Mamiliano. Janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastra prej pesë gramësh secila”. Dhe ai do të duhej të “bënte gjysmën me priftin që më tregoi vendet e zbulimit”. Në ‘La Vita in Diretta’ tha se kishte gjetur dy nga tre arka në Cala Corfù dhe Cala (ose Punta) Fortezza, disa ditë para se të përpiqej të zbriste të merrte të tretën.