Transmetuar më 23-09-2021, 11:37

Bie bora e parë në Kosovë.  Pas Bajgorës, bora ka mbuluar edhe Rugovën.

Fotot e mëposhtme tregojnë se petku i bardhë ka mbuluar zonën.

Sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët.  Të premtën në mëngjes parashikohet mot më i ftohtë. Ndërsa në fundjavë temperaturat do rriten.

Edhe ditën e hënë do vazhdojë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vransirave.

E gjithë Kosova është përfshirë sot nga temperatura më të ulëta se zakonisht.