Transmetuar më 23-09-2021, 12:42

Foto që shihni i përket Brisilda Sadushi-t, gruas së re që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Mësohet se 23-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, por mjekët nuk arriten dot t’i shpëtonin jetën.

Sipas tyre, nëna e dy fëmijëve ka qenë në gjendje të rëndë, me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension 5.

Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.