Transmetuar më 23-09-2021, 14:06

Kapet pistoleta në servis, pronari zhduket në drejtim të paditur, procedohet punëtori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kanë ushtruar kontroll në një servis në fshatin Balldre.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Në vijim të veprimeve, policia ka shpallur në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.