Transmetuar më 23-09-2021, 15:40

Në vend të domateve dhe specave ishte duke ujitur hashash! Një i moshuar në jug të vendit është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke vaditur kopshtin.

Por në kopshtin e tij nuk kishte mbjellë perime siç ndodh zakonisht. Aty lulëzonin parcela me kanabis.

I moshuari është kapur në befasi nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimën e ndaluar.

Kur policia e kap duke vaditur, i moshuari trembet pasi punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.

Në këtë moment, i moshuari hedh zorrën e ujit me të cilën ishte duke ujitur dhe arrestohet nga policia e cila më pas asgjeson edhe lëndën narkotike. Rastet e kultivimit të hashashit janë hasur gjithnjë e më shpesh kohët e fundit.