Transmetuar më 23-09-2021, 17:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News.

I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhi për Taulant Ballën, i cili u vendos drejtor politik në Fier nga Rama edhe pse pati rezultatin më të mirë në zgjedhje, Gjiknuri tha se Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan.

“Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, tani është vendosur në një qark tjetër për të drejtuar, sepse kjo është bërë edhe për arsye të politikave të PS brenda partisë, për një rifreskim të qarqeve. Megjithatë do i thoja që mos të hedhë poshtë të gjithë karrierën politike për një kapriço personale,” tha Gjiknuri. Top News