Transmetuar më 23-09-2021, 18:25

Aksident i frikshëm në aksin rrugor Kavajë Durrës. Një trajler ka devijuar nga korsia dhe është botuar duke bllokuar qarkullimin.

Për fakt nuk ka asnjë viktimë, por vetëm dëme materiale. Shkak mendohet të ketë qenë plasja e një gome.

Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik në të dy naët pasi trajleri duke qenë mjet i tonazhit të rëndë është e vështirë të lëvizë.

Policia iu ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.