Transmetuar më 23-09-2021, 18:30

Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orët e fundit janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë, në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd. Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 768 Të shëruar në 24 orë 986 Të shtruar në spitale 217 Humbje jete në 24 orë 8 Testime ditore 5005

Testime totale 1,171,445 Raste pozitive 165,864 Raste të shëruara 150,998 Raste Aktive 12,257 Humbje jete 2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5454 Shkodër 1138 Durrës 1105 Fier 1132 Vlorë 689 Elbasan 623 Lezhë 542 Berat 487 Kukës 304 Korçë 296 Gjirokastër 255 Dibër 232